Tiranë – Vijon “Sundimi i ligjit”, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim

Tiranë

Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Kapen dhe vihen në pranga, nga strukturat e Komisariarit të Policisë Nr. 3, tre shtetas të shpallur në kërkim.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e tre shtetasve në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve, janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

  • A. K., 32 vjeç, banues në Fushë Lurë, shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim;
  • E. M., 30 vjeç, dhe R. K., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka dërguar urdhër për ndalimin e tyre, sepse dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vjedhje të ndryshme, në Tiranë.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.