DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, pranë fshatit Belorta, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka përplasur automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në fshatin Terovë, Maliq. Për pasojë ka humbur jetën 36-vjeçari E. M., si dhe janë dëmtuar shtetasit A. P., 50 vjeç, B. P., 20 vjeçe, D. P., 42 vjeçe dhe Dh. P., 36 vjeçe, banues në Kamëz, Tiranë, pasagjerë në automjetin tip “Hyundai”, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 59 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi pranë kryqëzimit të fshatit Hoçisht, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Pas verifikimeve të kryera rezultoi se 59-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.