Berat/Ndalohet 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 10 të tjerë, autorë të dyshuar për vepra penale të ndryshme.
• Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor ndaluan shtetasin V. S., 27 vjeç, banues në Berat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
• Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 30 vjeç, banues në Poliçan, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.
• Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. A., 43 vjeç, banues në Berat, pasi nga verifikimet rezultoi se ofronte shërbim taksi, pa u regjistruar në organet kompetente dhe pa licencë.
• Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. Sh., 24 vjeç dhe A. Sh., 19 vjeç, të dy banues në Berat, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 19-vjeçar.
• Nga të njëjtët specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Xh., 60 vjeç, banues në Berat, pasi ka tërhequr me motomjet, një qen.
• Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Xh. H., 62 vjeç, K. H., 29 vjeç dhe T. H., 38 vjeç, të tre banues në fshatin Selenicë, pasi për shkak të një konflikti për motive pronësie, 62-vjeçari ka ndotur ujin në depozitën në pronësi të shtetasit T. H.. Gjithashtu, shtetasit K. H. dhe T. H. janë konfliktuar me njëri-tjetrin, gjatë shoqërimit në stacionin e Policisë.
• Nga të njëjtët specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. B., 36 vjeç dhe G. B., 45 vjeç, të dy banues në fshatin Samaticë, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.