Gjirokastër/Njoftime

Gjirokastër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 31 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare shpallën në kërkim shtetasin P. T., 59 vjeç, banues në Kurjan, Fier, pasi është larguar nga parkimi i Degës Doganore në PKK Kakavijë, pa kryer procedurat doganore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

-Pasditen e djeshme, është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesën e tij, në fshatin Maricaj, Memaliaj, shtetasi L. V., 66 vjeç. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se 66-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

-Ditën e djeshme, në lagjen “Grehot”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Sh. Sh., 41 vjeç. Si pasojë e zjarrit ka patur vetëm dëme materiale. Shkak dyshohet shkëndija elektrike në një pajisje elektroshtëpiake.

-Po ditën e djeshme, në fshatin Borockë, Përmet, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. M., 35 vjeç. Si pasojë e zjarrit janë djegur plotësisht dy dhoma të banesës. Shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Grupet hetimore vijojnë veprimet për të zbardhur rrethanat e këtyre 3 rasteve.