Durrës
Ishte shpallur në kërkim për një vjedhje të kryer në muajin maj, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin Saleo Rexhepi, 31 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 3 muaj e 24 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, sepse në muajin maj të vitit 2023, ka vjedhur disa materiale prej hekuri, në një subjekt privat.
Materialet procedurale i kauan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.