Gjirokastër – Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Road Guard”

Gjirokastër/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”.

Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Road Guard”.

20-vjeçari i ndaluar akuzohet për një rast të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, rast që u godit nga Policia, në muajin maj.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kanë vijuar hetimet e thelluara, si dhe veprimet operacionale, të koordinuara me policitë e qarqeve të tjera, për të identifikuar, kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë autorët e rasteve të goditura më parë më fushën e dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin.

Si rezultat i bashkëpunimit me DVKM Durrës u ndalua shtetasi Gj. G., 20 vjeç, banues në Shkodër.

Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi më datë 16.05.2023, në vendin e quajtur “Vasiar”, Memaliaj, ka braktisur automjetin me të cilin, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, po transportonte 4 emigrantë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅