Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin S. L., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Sandër Prosi”, ka goditur me grushte shtetasin K. T., 48 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin F. O., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. D., 59 vjeç, banues në Krujë, pasi në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

  • R. D., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;
  • F. M., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.