Tiranë
Vijon operacioni “Sundimi i ligjit”, kapen dhe vihen në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si rezultat i kontrolleve, janë kapur dhe ndaluar shtetasit:
- S. E., 51 vjeç, banues në Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmimi seksual”;
- K. G., 22 vjeç, banues në Krujë, shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, vazhdon.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.