Vlorë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike 5”

Vlorë/Vijojnë puna e inteligjencës policore dhe kontrollet intensive të shërbimeve, për të garantuar sundimin e ligjit në territor.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike 5”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Mbante në banesë, armë zjarri, armë gjahu dhe municion për to, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari.

Sekuestrohen armët dhe municioni luftarak.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se një shtetas mbante armë, në banesën e tij, në fshatin Nartë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike 5”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. Th., 59 vjeç.

Nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅