Tiranë/Vihen në pranga 14 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin Ch. S., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin V. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan një shtetas 17 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
- B. T., 39 vjeç, banues në Tiranë, duke qenë në gjendje të dehur, ka shkuar në një dyqan në rrugën “Ndre Mjeda”, dhe ka kanosur pronarin e dyqanit. Gjithashtu gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
- E. K., 32 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. Z., 24 vjeç, banues në Kukës, pasi në bulevardin “Nënë Tereza”, ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik, ndërsa gjatë kontrolllit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin M. Xh., 27 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit M. Gj., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë, në Kashar, kanë konstatuar automjetin me drejtues shtetasin M. Xh. dhe pasagjer shtetasin M. Gj. Pasi i kanë bërë shenjë ndalimi, drejtuesi i automjetit nuk është bindur urdhrit të tyre dhe është larguar. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi M. Gj. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor Krujë arrestuan shtetasin B. A., 37 vjeç, banues në Itali, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- A. Gj., 27 vjeç, banues në Berat, E. C., 49 vjeç dhe G. K., 54 vjeç, L. F., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
- O . M., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në Rrugën e Elbasanit, është përplasur me dëme materiale me mjetin me drejtues shtetasin E. B., dhe si pasjë e goditjes, ky mjet është zhvendosur dhe ka goditur mjetin me drejtues shtetasin K. Xh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.