Kuçovë – Procedohet penalisht 1 shtetas

Kuçovë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 18 vjeç, banues në fshatin Goraj, Kuçovë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes, është dëmtuar në këmbë, gjatë punës në fabrikën që administronte 18-vjeçari, babai i tij, shtetasi R. D., 50 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.