Tiranë/Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin G. A., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, dy grirëse metalike dhe qese farmaceutike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. R., 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen A. A., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur dy aparate celulare në një dyqan, në Rrugën e Durrësit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën shtetasin në kërkim R. D., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin B. H., 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi dyshohet se ka vjedhur një celular në një lokal, në Fushë Krujë.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- U. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit;
- G. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kastriotët”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. A., 67 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:
- A. H., 45 vjeç, banues në Valias, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje, në banesë;
- L. P., 49 vjeç, banues në Laknas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre;
- B. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në rrugën “Donald Trump”, në Kamëz, ku shpërtheu lëndë plasëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.