DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 31 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe e ka kanosur me fjalë. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur celularin babait të tij dhe më pas e ka shitur atë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. N., 29 vjeç, banues në Prrenjas, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. B., 37 vjeç dhe T. B., 51 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi në ambientet e një lokali, kanë prishur qetësinë publike, duke goditur njëri-tjetrin me grushte, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. K., 50 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin E. S., 28 vjeç, banues në Librazhd.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.