Në vijim të punës së bërë nga Policia e Dibrës, për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Grykë Nokë, u bë e mundur kapja e njërit prej tyre.
Falë informacioneve të marra për vendndodhjen e dy autorëve të tjerë të shpallur në kërkim, koordinimit të veprimeve dhe shkëmbimit në kohë të informacionit mes Policisë së Dibrës dhe Komisariatin nr 5, Tiranë, u bë e mundur që në Bathore, nga shërbimet e policisë të Komisariatit nr 5 Tiranë, të kapej dhe arrestohej shtetasi M.K, 25 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë(dy të arrestuar dhe një në kërkim), kanë vjedhur nën kërcënimin e armës një shumë parash në banesën e shtetasit I.H.
Vijon puna për kapjen e autorit të katërt për vjedhje me armë.