Dibër/ Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.
✅Punonte si kamarier në një lokal Bar-Kafe, në qytetin e Peshkopisë dhe vinte baste sportive nëpërmjet celularit të tij, procedohet penalisht 33-vjeçari.
✅U kap duke transportuar lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme, procedohet penalisht një 41-vjeçar, në Bulqizë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, mbështetur dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B.N., 33 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë. 33-vjeçari, kap në flagrancë në lokalin ku ishte i punësuar si kamarier, teksa vinte baste sportive, me celularë.
-Po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. K., 35 vjeç, banues në Prishtinë, pasi në mënyrë të përsëritur ka dhënë njoftime të rreme në organet e Policisë Dibër.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M.S., 41 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap duke transportuar me kamionçinë, sasi lënde drusore, të prera në mënyrë të paligjshme.
-U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi shtetasi A.T., 57 vjeç, banues në Bulqizë, duke punuar në një subjekt minerar, aksidentalisht ka dëmtuar dorën. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, 57-vjeçari, është larguar për në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.