DVP Kukës/Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.
Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Kukës arrestuan shtetasin I. P., 18 vjeç, banues në Kukës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 38 vjeç, pasi automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, e ka përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë, është dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.