Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Vlorë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike 2”, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore të siguruar nga Komisariati i Policisë Vlorë, për një rast të armëmbajtjes pa leje.Sekuestrohen 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë), 2 mjete prerëse, një ndezës granate, municion luftarak dhe 4 celularë.Vihet në pranga 50-vjeçari që mbante pa leje, në banesë, armët dhe municionin.Në vijim të operacioneve policore me fokus goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për një tjetër rast në këtë fushë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 2”.Si rezultat i operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 50 vjeç, banues në fshatin Kaninë.Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pushkë, 1 ndezës granate, një sasi fishekësh luftarak, 2 mjete prerëse (thika) dhe 4 celularë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Peqin/Operacione të njëpasnjëshme, të mbështetura nga inteligjenca policore, kundër veprimtarisë kriminale të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.Finalizohet operacioni policor i koduar “Fatisha”.Lëvizte i armatosur me pistoletë, me fishek në fole, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari, me precedent kriminal të mëparshëm për armëmbajtje.Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri i saj me fishekë dhe automjeti që drejtonte 44-vjeçari, në momentin e ndalimit.Në vijim të punës intensive të Policisë, për konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin kanë siguruar informacion nga inteligjenca policore, se një shtetas që lëvizte i armatosur në fshatin Fatisha, përbënte rrezik për banorët. Në bazë të këtyre informacioneve është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fatisha”.Si rezultat i operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi F. D., 44 vjeç, banues në lagjen “Teqe”, Peqin.Në fshatin Fatisha është ndaluar për kontroll automjeti që drejtonte 44-vjeçari, të cilit iu gjet me vete, një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, e gatshme për qitje. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte shtetasi F. D.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Durrës-Braktisi qenin e tij Pitbull, i cili sulmoi në rrugë dhe dëmtoi një 84-vjeçar, identifikohet dhe vihet në pranga 44-vjeçari.Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e djeshme, për një 84-vjeçar që ishte sulmuar në rrugë, nga qen të llojit Pitbull, ju informojmë se:Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh identifikuan dhe arrestuan pronarin e kafshës (qen i llojit Pitbull), shtetasin A. L., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13, për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.Ndërkaq, 84-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
DVP Shkodër-Hetimet e thelluara bëjnë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të një 55-vjeçari që dyshohet se bashkëpunoi me 2 shtetas të tjerë, për të trafikuar rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa që u sekuestrua në doganën e Malit të Zi.Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Policinë malazeze, më datë 17.09.2023, u vunë në pranga 2 shtetasit (babë e bir) të cilët e transportonin drogën, me një kamion të ngarkuar me dërrasa dhe me paleta që kishin destinacion Austrinë.Në vijim të hetimeve të thelluara, të ndjekura në koordinim me Policinë e Malit të Zi dhe në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, për një rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, ndaluan shtetasin E. B., 55 vjeç, banues në Tiranë.Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 55-vjeçari i ndaluar nga Policia, në Sarandë, ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e arrestuar I. O. dhe K. O. (babë e bir), gjatë tentativës për të trafikuar rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa që u sekuestruan më datë 17.09.2023, në doganën e Malit të Zi.Vijojnë hetimet për të zbardhur këtë veprimtari kriminale, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë shtetasit e implikuar në të.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionittë Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Marketi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes.Zbardhen 5 raste të vjedhjes në markete, të kryera në Tiranë, gjatë javëve të fundit.Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Marketi”.Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi G. D., 36 vjeç.Ky shtetas dyshohet si autor i 5 rasteve të vjedhjes së produkteve të ndryshme ushqimore, në markete të ndryshme të Tiranë, ngjarje të ndodhura javët e fundit.Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga ky shtetas.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 78 shtetas, konkretisht: 26 shtetas janë vënë në pranga, 51 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe është shpallur në kërkim 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste– 1 shtetas është vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 2 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 5 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 7 raste, 2 prej të cilave me autor/ë ende të paidentifikuar. 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 12 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 4 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-2 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimin të urdhrit të punonjësve të Policisë- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Braktisja e kafshës të shoqërimit”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, “Ngacmimi seksual” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 6 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i veprave penale në fushën e krimeve kompjuterike, i vjedhjes së energjisë elektrike dhe “Prishja e qetësisë publike”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, për të cilin vijojnë hetimet. Gjithashtu, 2 shtetas të kërkuar përkatësisht për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit” dhe “Prostitucioni”, janë kapur dhe ndaluar.
Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 2 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 12 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.