DVP Vlorë
Kanosi me armë gjahu, një shtetas, për motive të dobëta, vihet në pranga 47-vjeçari.
Sekuestrohet arma e gjahut që 47-vjeçari e posedonte pa leje.
Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Cerkovinë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, kishte kanosur me armë gjahu shtetasin L. B., 57 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit P. Q. Gjithashtu u sekuestrua arma e gjahut tip çifte, që ky shtetas e kishte fshehur në banesë dhe e posedonte pa leje.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Q., 47 vjeç, banues në fshatin Panaja, Vlorë.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua shtetasi M. C., 52 vjeç, pasi është kapur në flagrancë, në lagjen “24 Maji”, duke vjedhur biçikletën e një shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 2, ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati, shtetasja S. A., 72 vjeçe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.