Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive
Lezhë/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Imazhi”. Finalizohet faza e 36-të, si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut.Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Mërqi. Asgjësohen nëpërmjet djegies, 710 bimë narkotike cannabis sativa.Vihet në pranga një 40-vjeçar që u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.Shpallet në kërkim një shtetas tjetër, pasi në banesën e tij janë gjetur pompa që shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike.Në zbatim të planit operacional për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjences policore, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 36-të të megaoperacionit policor antikanabis në nivel qarku, të koduar “Imazhi”.Gjatë operacionit, në fshatin Mërqi, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, shtetasin V. M., 40 vjeç, banues në fshatin Mërqi.Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 710 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.Në vijim të veprimeve hetimore, u shpall në kërkim shtetasi N. P., 33 vjeç, banues në fshatin Mërqi, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur pompa që shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike.Vijon puna për kapjen e shtetasit N. P. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit-Finalizohet operacioni policor i koduar ”Kredencialet”, i zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik, e DPPSH-së, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Kibernetik, të DVP Elbasan.Krijoi për rreth një vit, 8 llogari false në rrjete sociale, me të dhëna të shtetasve të tjerë, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.Sekuestrohen 2 celularë me të cilët menaxhoheshin llogaritë.Specialistët e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik, të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të një procedimi penal, të iniciuar në Prokurorinë e Elbasanit, për një rast të veprës penale “Falsifikimi kompjuterik”, finalizuan operacionin policor të koduar ”Kredencialet”.Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. T., 31 vjeç, banues në fshatin Shijon, Elbasan.Nga veprimet hetimore rezultoi se 31-vjeçari, gjatë periudhës tetor 2022-shtator 2023, ka krijuar 8 llogari false, duke përdorur në kundërshtim me ligjin, të dhëna të shtetasve të tjerë.Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. T., Policia sekuestroi me cilësinë e provës materiale, 2 celularë nëpërmjet të cilëve ky shtetas menaxhonte llogaritë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Konstatohet dhe goditet një rast i futjes së mallrave të kontrabanduara në vendin tonë, me qëllim tregtimin e tyre me pakicë.Kishte magazinuar në banesë, mijëra produkte kozmetike të kontrabanduara, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.Sekuestrohen produktet.Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për konstatimin dhe goditjen e krimeve ekonomike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës evidentuan një rast të futjes së mallrave të kontrabanduara në vendin tonë.Për këtë rast u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi B. N., 30 vjeç, banues në Durrës.Në një magazinë në lagjen nr. 14, pjesë e banesës së 30-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1830 produkte kozmetike (kremra dhe vajra për përdorim në plazh) të dyshuara të kontrabanduara, për shkak se nuk ishin të shoqëruara me faturat përkatëse doganore apo të origjinës.Këto produkte që dyshohet se ishin magazinuar me qëllim tregtimin me pakicë, në dyqane të ndryshme, u sekuestruan nga Policia, me cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Kamëz-Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Pressure”.Futën në automjet, një shtetas të mitur, pa dëshirën e tij, dhe i morën me dhunë varësen e floririt, identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas.Sekuestrohen varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se dy shtetas i kishin marrë me dhunë varësen, një të mituri, në Bathore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Pressure”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve E. M., 21 vjeç dhe R. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Kamëz.Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në Bathore, kanë futur në automjetin e tyre, një shtetas të mitur, pa dëshirën e tij, dhe i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Vlorë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, e bazuar në inteligjencën policore, parandalon ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me shpërthim të telekomanduar të lëndës plasëse.Sekuestrohen 4 mina me telekomandë, me eksploziv C4, të programuara për shpërthim në distancë.Finalizohet operacioni policor i koduar “Knock Out 3”, i zhvilluar nga strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 51-vjeçari, banues në Lezhë, i cili i kishte fshehur 4 minat, me eksploziv C4, në kroskotin e automjetit që drejtonte.Në vijim të punës intensive të Policisë, për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë vendin, për të parandaluar ngjarjet kriminale, si dhe për të kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që janë rrezik për rendin dhe sigurinë publike, strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, finalizuan operacionin e koduar “Knock Out 3”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:P. N., 51 vjeç, banues në Lezhë.Shërbimet e Policisë, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ndaluan automjetin tip “Ford Fiesta”, që drejtonte i arrestuari. Gjatë kontrollit të imtësishëm, në kroskotin e këtij automjeti, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 4 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C4, të programuara për shpërthim në distancë (të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatore), të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për të dokumentuar ligjërisht qëllimin e shtetasit P. N.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 82 shtetas, konkretisht: 26 shtetas janë vënë në pranga, 50 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste- 5 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit, janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të vënë në pranga, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të krimeve ekonomike, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të krimeve kompjuterike, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste, 3 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 3 shtetas janë shpallur në kërkim. 1 shtetas tjetër është kapur dhe ndaluar për një vjedhje të mëparshme.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër i dënuar për këtë vepër penale, është kapur dhe ndaluar.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar 3 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; “Prishja e qetësisë publike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Vetëgjyqësia”, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, “Ngacmimi seksual” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Dhunimi i varreve”, me autor ende të paidentifikuar dhe 1 rast i veprës penale “Fyerja”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 3 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 9 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor-5 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.