Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Dimal/Berat-Finalizohet operacioni policor i koduar “Pobrati”, nga Komisariati i Policisë Berat dhe strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.Operacioni, falë inteligjencës policore, kontrollit të territorit dhe ambienteve të ndryshme të dyshuara për kultivim të bimëve narkotike.Zbulohet 1 ambient i përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera elektrike, për kultivimin e bimëve narkotike.Sekuestrohen 80 bimë kanabisi, 315 kubik, 25 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që i shërbenin kultivimit në ambiente të mbyllura.Vihen në pranga pronari i banesës ku ishin kultivuar bimët narkotike dhe 2 vëllezër, si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.Njëri prej vëllezërve i shpallur në kërkim dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, vendosur nga Gjykata e Lushnjes, pasi në vitin 2021, është shpallur në kërkim nga DVP Fier, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike në një ambjent të mbyllur në zonën e Lushnjes.Gjithashtu vihen në pranga, përgjegjësi dhe faturisti i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, si rezultat i kontrolleve intensive që kanë si prioritet evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, me anë të llambave, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antikanabis të koduar “Pobrati”.Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Pobrat, Dimal, në banesën e shtetasit B.R., u zbulua 1 ambient që furnizohesh me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe që ishte përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera, për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.Gjatë kontrolleve në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 85 bimë të dyshuara narkotike kanabisi, 315 fidanë bime narkotike, 25 llamba, 1 aspirator, 6 ventilatorë dhe 20 rritës të energjisë elektrike.Si rezultat i veprimeve operacionale në kuadër të këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit B.R., 21 vjeç (pronari i banesës), I.B., 29 vjeç, ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Berat, pasi ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lushnjës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe vëllai i tij F.B., 25 vjeç, të dy banues në Fier.Në kuadër të këtij operacioni, në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi dhe i dy punonjësve të OSHEE-së, shtetasit R.M, 55 vjeç, me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së dhe E.B., 32 vjeç, me detyrë faturist elektrik, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “FOKUSI”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
-Kontrollet gjatë 72 orëve të fundit janë zhvilluar në malësinë e Krujës, në qarkun Shkodër, në qarkun Lezhë dhe në Tropojë, në terrene të vështira malore dhe në fshatra të thella.
-Në megaoperacion janë angazhuar 7000 punonjës policie dhe 90 dronë të cilësisë së lartë, për kontrollin e territorit dhe për asgjësimin e bimëve narkotike.
-Si rezultat i kontrolleve dhe përdorimit të dronëve, janë asgjësuar në total 24 220 bimë narkotike cannabis sativa.
-Po gjatë kontrolleve, në territorin e fshatit Arst, Pukë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 29 kilogramë kanabis në formën e boçeve. U shpall në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi N. H., si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për kryetarin e fshatit Arst, shtetasin K. B., për shpërdorim detyre.
✅Në qarkun Shkodër, si rezultat i fazës së 13-të të megaoperacionit policor “Alpe të pastra” u asgjësuan në total 15 338 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të bashkive Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës dhe Fushë Arrëz. Si autor i dyshuar i njërit prej rasteve të kultivimit, u shpall në kërkim shtetasi P. D., 52 vjeç, banues në Arst, Fierzë, Fushë Arrëz. Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në rastet e tjera të kësaj veprimtarie kriminale.
✅Në malësinë e Krujës, si rezultat i fazës së 35-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u asgjësuan 4630 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në zona të ndryshme.
✅Në qarkun Lezhë, si rezultat i fazës së 33-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, u asgjësuan në total 4000 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në disa fshatra të ndryshme të rretheve Lezhë dhe Kurbin.
✅Në zona malore të rrethit të Tropojës, si rezultat i fazës së 7-të të operacionit policor antikanabis të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, u asgjësuan 252 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të bashkisë Tropojë.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në rastet e kësaj veprimtarie kriminale.
Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese, për të marrë informacion në lidhje me tentativat për kultivim të bimëve narkotike, me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo rasti të kësaj veprimtarie kriminale.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “FOKUSI” po vijon pandërprerë në të gjithë vendin, me shërbime nga toka, monitorim nga ajri me dronët e Policisë, si dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e GDF-së.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit “FOKUSI”, si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë për të gjithë.
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Roads”.Transportonte 8 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesës, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të kufirit në mënyrë të paligjshme, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqipinjat”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas po transportonte drejt Tiranës, emigrantë që kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit me Malin e Zi, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Roads”.Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Plepa-Durrës, u bë e mundur kapja dhe arestimi në flagrancë i shtetasit G. H., 55 vjeç, banues në Lushnjë.Ky shtetas po transportonte kundrejt pagesës, me automjet, drejt Tiranës, 8 shtetas nga Afganistani, të cilët kishin si synim kalimin ilegal të kufirit me Malin e Zi. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar afër banesës së 55-vjeçarit, u gjetën 82 bagëti të imëta (viça), të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar në Shqipëri.Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Kudhës, Himarë-Ndezën zjarr në një sipërfaqe pyjore të marrë me qira, me qëllim rigjenerimin e kullotës, dhe si pasojë u dogjën dhjetëra hektarë në territorin e fshatit Kudhës, falë reagimit të shpejtë nga Policia, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët e zjarrvënies.Procedohet penalisht për shpërdorim detyre, një inspektor i pyjeve në bashkinë e Himarës. Gjithashtu u procedua penalisht edhe një shtetas tjetër (bari i zonës), për moskallzim krimi.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, me marrjen e njoftimit se në vendin e quajtur “Bathishtë”, në territorin e fshatit Kudhës, kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në sipërfaqe të mëdha pyjore, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Falë veprimeve të shpejta e profesionale, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të zjarrvënies (blegtorë nga fshati Kudhës, të cilët kishin marrë me qira një sipërfaqje pyjore për kullotë.)Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin E. M., 44 vjeç, banues në Kudhës, Himarë, dhe nipin e tij, shtetasin A. L., 29 vjeç, banues në Himarë.Këta shtetas, me qëllim rigjenerinim e kullotës, i kanë vënë zjarrin sipërfaqjes pyjore që ia kishin marrë me qira Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në bashkinë Himarë.Për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur dhjetëra hektarë sipërfaqe pyjore.Gjithashtu, është proceduar penalisht për shpërdorim detyre shtetasi S. N., 52 vjeç, banues në Himarë, me detyrë inspektor pyjeve në bashkinë Himarë.Njëkohësisht u procedua penalisht për “Moskallzim krimi”, shtetasi J.V, 57 vjeç, banues në fshatin Kudhës, (banor i zonës), për moskallzim krimi pasi duke qenë bari I zonës ka parë që këta shtetas po vinin zjarr në disa vatra dhe nuk ka njoftuar Policinë.Policia e Shtetit apelon për qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.
FAST Albania-Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Pritja”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Operacioni “Pritja”, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet FAST Albanias, Interpol Tiranës, Policisë Kufitare të Rinasit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.Kapet dhe vihet në pranga, në afërsi të aeroportit të Rinasit, 61-vjeçari nga Koreja e Jugut, i akuzuar për krijim të skemave piramidale në nivele ndërkombëtare.61-vjeçari po priste në afërsi të aeroportit të Rinasit, bashkëshorten që po vinte nga Dubai në Tiranë.Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga FAST Albania, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe strukturat policore vendore, një tjetër operacion policor, i koduar “Pritja”, është finalizuar falë inteligjencës policore dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit.Si rezultat i operacionit, FAST Albania, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në afërsi të aeroportit të Rinasit, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:S. M., 61 vjeç, pasi Gjykata e Seoulit, Koreja e Jugut, me vendimin e datës 24.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal i Koresë së Jugut. Shtetasi S. M., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ka ndërtuar një skemë piramidale në nivele ndërkombëtare, e cila supozohej se shpërblente investitorët, për blerjen e paketave të reklamave dhe rishitjen e tyre tek përdoruesit e rinj.Gjatë periudhës 27 mars 2016 – 7 nëntor 2020, këta shtetas kanë mashtruar 2156 shtetas, me një dëm në vlerë monetare totale 40 703 930 904 KRË (monedha e Koresë së Jugut) ose rreth 28 000 000 euro.
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Çelësi”, pas denoncimeve të marra nga qytetarët për vjedhje në disa banesa.Autor i dyshuar për 8 vjedhje dhe për 6 tentativa për vjedhje, në banesa të ndryshme të qytetit të Durrësit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.Sekuestrohen disa çelësa dhe mjete të tjera që i kishin shërbyer 32-vjeçarit, për të kryer vjedhjet, si dhe 25 ora, 5 celularë dhe bizhuteri të vjedhura.Si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, mbi denoncimet e marra tre muajt e fundit, për vjedhje dhe tentativa për vjedhje, në banesa në lagje të ndryshme të qytetit, është finalizuar operacioni policor i koduar “Çelësi”, në kuadër të të cilit është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi O. T., 32 vjeç, banues në Durrës.Nga hetimet e kryera rezultoi se 32-vjeçari, gjatë periudhës qershor-gusht 2023, ka vjedhur në 8 banesa dhe ka tentuar të vjedhë në 6 banesa të tjera, sende personale, sende me vlerë dhe pajisje të ndryshme.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 25 ora, 5 celularë dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, si dhe çelësa dhe mjete që dyshohet se i kishin shërbyer shtetasit O. T., për të kryer vjedhjet.Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Informacion paraprak-Më datë 21.08.2023, rreth orës 04:00, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, në afërsi të vendit të quajtur “Kapelja”, shtetasi N. GJ., 63 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Ford Fiesta”, për pasojë automjeti i tij ka përplasur një automjet të parkuar (taksi), i cili gjatë zhvendosjes ka përplasur 2 automjete të tjera të parkuara.Paraprakisht, dyshohet se 63-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkaqe shëndetësore, më pas automjeti i tij është përplasur me automjetin taksi dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.Trupi i pajetë u transportua në morg, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Nga këqyrja paraprake e trupit, eksperti mjekoligjor nuk ka konstatuar shenja dhune.Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe po bashkëpunohet me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 63-vjeçarit.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 256 shtetas, konkretisht: 79 shtetas janë vënë në pranga, 159 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 18 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 19 raste – 6 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 40 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga, 11 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 40 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 7 raste- 4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 13 raste- 6 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 24 raste, 12 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 5 shtetas janë vënë në pranga, 7 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 8 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
34 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për 4 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, ndërsa 2 shtetas janë vënë në pranga për 2 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Janë evidentuar 2 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 28 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 26 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 20 raste, me 10 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 18 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “Përndjekja”, “Moskallëzimi i krimit”, “Kallëzimi i rremë”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike” dhe “Veprime në kundërshtim me vednimin e gjykatës”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe nga 1 rast i veprave penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Marrja e padrejtë e fëmijës”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga.
Gjithashtu, janë evidentuar:
-7 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-5 raste në fushën e kundërshtimit/mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, me 4 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-5 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-5 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Më tej, janë evidentuar nga 3 raste të veprave penale:
-“Shpërdorimi i detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-“Fyerja”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-“Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 20 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 31 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 49 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 34 shtetas janë vënë në pranga dhe 24 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.