Malësi e Madhe/Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Bratosh”.
Kishte përshtatur një ambient, në afërsi të banesës së tij, për tharjen e bimëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari i shpallur në kërkim ditën e djeshme.
Dje, gjatë operacionit, u arrestua bashkëshortja e 29-vjeçarit dhe u sekuestruan 13 kg cannabis sativa, në trajta të ndryshme, në proces tharjeje.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, me qëllim ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim më datë 20.10.2023, në kuadër të operacionit policor anticannabis, të koduar “Bratosh”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kapën dhe ndaluan shtetasin A. V., 29 vjeç.
29-vjeçari dhe bashkëshortja e tij, e arrestuar ditën e djeshme, gjatë operacionit “Bratosh”, kishin përshtatur një ambient, në afërsi të banesës së tyre, për tharjen e bimëve narkotike cannabis sativa. Shërbimet e Policisë sekuestruan nga ky ambient, 13 kg bimë/lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në trajta të ndryshme, në proces tharjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.