Shkodër – Shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Shkodër

Shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shpallur në kërkim shtetasin Z. L., banues në fshatin Gril, Malësi e Madhe, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në një sipërfaqe toke që nuk e ka në pronësi, në fshatin Zogaj, Shkodër, si dhe ka kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Po këta specialistë kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. P., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes që bashkëshortja e tij kishte ndaj tij, duke shkuar në banesën e saj.

Gjithashtu, këta specialistë kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin K. G., 37 vjeç, banues në fshatin Hoti i Ri, Shkodër, pasi në fshatin Drisht, Shkodër, u konstatua duke transportuar një sasi drush zjarri, të prerë në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.