DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, kanë shpallur në kërkim shtetasin N. M., 61 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, pasi
dyshohet se në fshatin Ninat, Konispol, ka ndezur zjarr në një kullotë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me pemë ulliri.
Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Q., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtjeshme.
Rreth orës 10:15, në fshatin Trevllazër, në një përrua, është gjetur pa shenja jete, nga familjarët, shtetasi P. K., vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një shkëmbi.
Ky shtetas, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, ishte shpallur i humbur më datë 16.09.2023, pasi ishte larguar nga banesa.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.