DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin L. M., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u ndalua shtetasi V. Dh., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan shtetasin S. A., 39 vjeç, banues në Dibër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e ka dënuar me 12 ditë burgim, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.