DVP Elbasan
✅Nga kontrollet në terren, Policia konstaton 2 subjekte ekonomike të përpunimit të lëndëve drusore që ushtronin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin.
Procedohen penalisht 2 pronarët e këtyre subjekteve.
Si rezultat i kontrolleve në subjekte të ndryshme ekonomike, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan kanë konstatuar në lagjen “5 Maj” dhe në fshatin Labinot fushë, 2 subjekte të përpunimit të lëndës drusore që ushtronin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin.
Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe sasi drush pa dokumentacionin përkatës.
Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarët e ktyre 2 subjekteve, shtetasit A. Sh., 43 vjeç dhe A. S., 73 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Nga verifikimet ka rezultuar se këta shtetas nuk deklaronin në organet kompetente, të ardhurat që gjeneronin nga 2 subjektet e tyre ekonomike, dhe se drutë që përdornin i siguronin në mënyrë të kundërligjshme.
—
Specialistët për Hetimin Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. Q., 20 vjeç, K. H., 23 vjeç dhe A. H., 17 vjeç, të tre banues në Elbasan, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” dhe D. D., 23 vjeç, banues në Elbasan, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Keta shtetas kanë qarkulluar në qytet, me automjet, me muzikë të lartë, duke krijuar zhurma shqetësuese për banorët.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.