DVP Vlorë – Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 23.09.2023, pas një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin A. M., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. R., 38 vjeç, banues në Delvinë, pasi më datë 23.09.2023, në fshatin Shëvasil, duke pastruar kullotën e tij, ka ndezur zjarr i cili është përhapur dhe si pasojë ka djegur një sipërfaqe toke me bimë dhe shkurre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Q., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur në një banesë, një shumë parash dhe disa bizhuteri.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.