Shkodër – Policia vendos masa administrative për 2 automjetet e parkuara në tunelin e Komanit

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me një video të postuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqen dy automjete të parkuara në tunelin e Komanit, ju informojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë kryer veprimet hetimore nga të cilat ka rezultuar se automjetet janë në pronësi të dy subjekteve private. Për secilin rast, bazuar në nenin 156/1, të Kodit Rrugor, është vendosur masa administrative 3 000 lekë të rinj.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.