Tepelenë/Policia identifikon autorët e 3 rasteve të zjarrvënieve në fshatrat Dorëz, Turan dhe Dhëmblan

Tepelenë/Policia identifikon autorët e 3 rasteve të zjarrvënieve në fshatrat Dorëz, Turan dhe Dhëmblan.

Ndalohet 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerët, pasi ndezën zjarre në këto fshatra dhe nga përhapja e tyre u dogjën sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Në vijim të punës për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë identifikuar autorët e 3 rasteve të evidentuara në fshatrat Dorëz, Turan dhe Dhëmblan.

Në vijim të veprimeve procedurale, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi E. Z., 48 vjeç, banues në fshatin Sinanaj, Tepelenë, pasi dyshohet se ka ndezur për hapjen e kullotës, në fshatin Dorëz, Tepelenë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e madhe kullote me bimësi të egër.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-Sh. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Turan, Tepelenë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Bregu i Gjodhimës”, në fshatin Turan, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egër;

-A. D., 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Dafina”, në fshatin Dhëmblan, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

#denonconë112📞✅