Fier
Në lidhje me një video të postuar në portalin JOQ, në të cilën shfaqet një shtetase (mësuese) që gjuan me pëllëmbë një shtetase tjetër (nënë e një nxënësi), ju sqarojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas publikimit të pamjeve filmike, kryen veprimet hetimore për këtë rast dhe në vijim të tyre referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen V. C., 48 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë mësuese e një shkolle 9-vjeçare, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka gjuajtur me pëllëmbë një shtetase 31 vjeçe, nënë e një nxënësi që mëson në këtë shkollë.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.