Shkodër – Vihet në pranga një shtetas i dyshuar i përfshirë në një konflikt me pasojë vrasjen

Shkodër

Si rezultat i kërkimeve intensive, kontrolleve të vazhdueshme dhe veprimeve të shpejta operacionale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim P. M., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

22-vjeçari dyshohet se ka qenë i përfshirë në një konflik të çastit, jashtë një lokali në fshatin Hot i Ri, ku mbeti i vrarë shtetasi V. F., 33 vjeç.

Vijojnë kërkimet për kapjen e 4 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim për këtë ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.