Policia e Durrësit vë në pranga dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksidentin e mbrëmjes së datës 26.10.2018, si pasojë e të cilit humbi jetën dretjuesi i motoçikletës.

Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e datës 26.10.2019 në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, si pasojë e të cilit humbi jetën një shtetas, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë zbardhja dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë;
– P. T., 49 vjeç, banues në Krujë.

Arrestimi i tyre u bë për shkak se në autostradën “Tiranë-Durrës”, tek mbikalimi i këmbësorëve në Shkozet, mjeti tip “Fiat Dukato” që drejtohej nga shtetasi F. T., dhe mjeti autobuz tip “Skania” që drejtohet nga shtetasi P. T., janë përplasur me motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.