Durrës – Dëmtoi lehtë një shtetas, me mjet prerës (thikë), pas një konflikti për motive konkurrence, shpallet në kërkim autori i dyshuar

Durrës

Dëmtoi lehtë një shtetas, me mjet prerës (thikë), pas një konflikti për motive konkurrence, shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasin A. T., rreth 55 vjeç, banues në lagjen nr. 1, pasi dyshohet se gjatë natës, pas një konflikti për motive konkurrence (të dy shtetasit, pronarë minimarketesh në të njëjtën lagje), ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Sh., 57 vjeç, banues në lagjen nr. 1, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.