Devoll/Goditet një tjetër rast i prerjes së paligjshme të pyjeve.
Transportonte me furgon, lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, procedohet penalisht 41-vjeçari.
Sekuestrohen sasia e druve e prerë në mënyrë të paligjshme dhe automjeti furgon që shërbente për t’i transportuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. F., 41 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Devoll.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Miras-Bilisht”, duke transportuar me automjetin furgon tip “Benz”, një sasi dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, e cila së bashku me automjetin u sekusestruan në cilësinë e provës mareriale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.