Bulqizë/Ndezi zjarr për djegien e barishteve, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një siperfaqe me bimësi, identifikohet dhe procedohet penalisht autori i zjarrvënies

Bulqizë/Ndezi zjarr për djegien e barishteve, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një siperfaqe me bimësi, identifikohet dhe procedohet penalisht autori i zjarrvënies.

Shërbimet e Policisë së Bulqizës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Koçaj, kishte rënë zjarr dhe zjarri i ndihmuar nga era po digjte një sipërfaqe të madhe me bimësi, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me shërbimin zjarrfikës, vunë nën kontroll flakët e zjarrit dhe bënë të mundur fikjen e tij.

Ndërkohë strukturat hetimore të Policisë, falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore bazuar dhe në inteligjencën policore, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit R.L., banues në fshatin Koçaj, autori i dyshuar i zjarrvënies. Në përfumdim të veprimeve të para hetimore, u referuan materialet në Prokurori dhe ndaj tij nisi procedimi penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.