DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. F., 62 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi në lagjen nr. 9, Korçë, dyshohet se ka vjedhur pasqyrën e një automjeti tip “Opel”.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë shtetasin N. N., 47 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” që i kishte caktuar Gjykata dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 27-vjeçare, afër banesës së saj.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “BMW X5”, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.