Tiranë/Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, një 24-vjeçar i shpallur në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Në rrugën “Mine Peza”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë kapur shtetasin R. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë.
24-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Vlorë.