DVP Elbasan/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin N. E., 62 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Po keta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 59 vjeç, banues në fshatin Karakullak, pasi nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në afërsi të banesës së tij, dhe si pasojë, është djegur një mullar me kashtë, në pronësi të tij, dhe është shkaktuar ndotje e mjedisit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. S., 42 vjeç dhe A. B., 54 vjeç, pasi për shkak të një konflikti për motive të dobëta, 42-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babit të tij, ndërsa 54-vjeçari ka kanosur me mjet prerës (sëpatë), shtetasin E. S.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.