Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore

Policia Rrugore e Tiranës

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

▫️Janë arrestuar dhe proceduar 19 shtetas për drejtim automjeti për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

▫️ Gjatë javës që lamë pas janë vendosur 10,641 masa administrative, disa prej tyre:

▫️Janë vendosur 85 masa administrative, për xhama të errësuar;

▫️Janë vendosur 476 masa administrative, për shpejtësi mbi normat e lejuara;

▫️Janë vendosur 801 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

▫️ 599 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha;

▫️ 638 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

▫️Janë vendosur 716 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve;

▫️ Janë bllokuar 9 automjete.

udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘

zbatorregullat✅⚠️

mbrojetën

respektokëmbësorët 🚶🚸

STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘