Gjirokastër/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 44 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një 27-vjeçar.
Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. B., 71 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë lëvizjes me automjet, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja në automjet, shtetasja M. B., 70 vjeçe (bashkëshortja e 71-vjeçarit).
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Q., 30 vjeç, banues në Tepelenë, pasi drejtonte pa leje drejtimi, automjetin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.