Gjirokastër – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet 1 tjetër

Gjirokastër

Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin F. R., 18 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi drejtonte pa leje drejtimi, një motomjet pa targa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 55 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, pasi u konstatua duke kryer ndërtim pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.