DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. A., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 3, Korçë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur gjatë kontrollit fizik, një thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. D., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen V. H., 32 vjeçe, banuese në fshatin Pojan, Maliq, pasi në lagjen nr. 18, Korçë, dyshohet se i ka vjedhur celularin një 62-vjeçari. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.