Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 19”, në vijim të operacioneve të kryera nga Policia e Vlorës, gjatë sezonit turistik, kundër shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Konstatohen dhe goditen 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.
Për të dyja rastet, arrestohen 2 shtetas, si dhe sekuestrohen 140 doza të lëndës narkotike cannabis sativa dhe 510 fara të kësaj bime narkotike.
Në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme, të mbështetura në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, me fokus goditjen e rasteve të sigurimit dhe ndarjes në doza, me qëllim shitjen, të lëndëve të ndryshme narkotike, specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë finalizuan operacionin policor të koduar “Parts 19”. Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:
-K. L., 37 vjeç, banues në lagjen “24-Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 132 doza, të gatshme për shitje, si dhe 510 fara të bimës narkotike cannabis sativa;
-G. L., 41 vjeç, banues në Dhërmi, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 8 doza, me qëllim shitjen;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.