Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Barrikadat”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 3.
Shpërndanin lëndë narkotike kanabis, vihen në pranga 4 shtetas.
Sekuestrohen sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e saj e ndarë në doza, gati për shitje, 200 qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e kanabisit në doza, një grirëse për lëndën narkotike, si dhe tre aparate celulare.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Barrikadat”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit K. K., 22 vjeç, S. K., 22 vjeç, B. D., 22 vjeç, dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Në Rrugën e Barrikadave, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit fizik të tyre iu kanë gjetur dhe sekuestruar sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, 200 qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e kanabisit në doza, një grirëse për lëndën narkotike, si dhe tre aparate celulare.
Nga hetimet ka rezultuar se 4 shtetasit, pasi siguronin lëndën narkotike kanabis, e përgatitnin atë në doza, të cilat më pas i shpërndanin në rrugën “Bardhok Biba”, “Siri Kodra”, në bulebardin “Zogu i I”, dhe në Rrugën e Barrikadave.