DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
-B. L., 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur vegla pune, në ambientet e një firme;
-E. M., 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka çarë gomën e automjetit në pronësi të dhëndrit të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 18 vjeç, banues në Prrenjas, pasi ka goditur me send të fortë shtetasin E. K., 26 vjeç, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.