Durrës – Goditen 2 raste të tjera të shfrytëzimit të hapësirave publike, si vendparkime automjetesh, me pagesë

Durrës

Nga kallëzimet e qytetarëve dhe nga patrullimet në terren, konstatohen dhe goditen 2 raste të tjera të shfrytëzimit të hapësirave publike, si vendparkime automjetesh, me pagesë.

Arrestohet një 32-vjeçar dhe procedohet penalisht një 54-vjeçar, për 2 raste të përvetësimit të kundërligjshëm të parave, nga qytetarët që parkonin automjetet në lagjet nr. 1 dhe nr. 4.

Gjatë këtij sezoni turistik, Policia ka goditur 5 raste të abuzimit me hapësirat e destinuara nga bashkia e Durrësit, si vendparkime pa pagesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve në biznese në qarkun e Durrësit, si dhe nga bashkëpunimi i ngushtë me qytetarët që denoncojnë në Policinë e Durrësit, paligjshmëri të ndryshme, kanë goditur së fundi, 2 raste të tjera të shfrytëzimit të hapësirave publike, në kundërshtim me ligjin, për qëllime përfitimi.

-U arrestua shtetasi S. H., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar një qytetar, se ky shtetas përvetësonte para, për një hapësirë në lagjen nr. 1, të destinuar nga bashkia, si vendparkim pa pagesë.

-U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. P., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi shërbimet e Policisë konstatuan se ky shtetas përvetësonte para, për një hapësirë në lagjen nr. 4, të destinuar nga bashkia, si vendparkim pa pagesë.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.