Reagim i Komisariatit të Policisë Sarandë
Në lidhje me një video të postuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetas që shoqërohet nga punonjësit e Policisë, në ambientet e Komisariatit, sqarojmë se:
Mesditën e djeshme, në lagjen nr. 1, Sarandë, grupi hetimor kishte vendosur perimetër sigurie për kryerjen e veprimeve procedurale me automjetin e shtetasit K. Q., 23 vjeç, i cili e braktisi këtë automjet, pasi kreu qitje të pavullnetshme me armën e zjarrit që mbante pa leje, me vete.
Shtetasi që shfaqet në video, A. Q., 22 vjeç, duke lëvizur me monopatinë, ka shkelur perimetrin e sigurisë dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të mos u futur në perimetrin e sigurisë. Ky shtetas ka vijuar lëvizjen dhe në momentin që shërbimet e Policisë e kanë ndaluar, përsëri e ka kundërshtuar urdhrin e Policisë.
Pasi është prangosur nga Policia, konform procedurave standarde të punës, është afruar vëllai i 22-vjeçarit, shtetasi Q. Q., 30 vjeç, i cili ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka tentuar t’i pengojë ata, për të mos shoqëruar vëllanë e tij, shtetasin A. Q., në ambientet e Policisë.
Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë, të dy vëllezërit janë proceduar penalisht, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.