DVP Gjirokastër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë ndaluan shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga veprimet hetimore të kryera për konfliktin e ndodhur më datë 19.08.2023, ka rezultuar se në bashkëpunim me shtetasin A. Th., 43 vjeç (i arrestuar në flagrancë), kanë goditur me sende të forta, një shtetas 55 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. D., 53 vjeç banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Dragot, Tepelenë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe kullote.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas të mitur, 16 vjeç dhe 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, kanë goditur me grusht një 17-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.