Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi ish-bashkëshortja e tij ka kallëzuar se ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka kanosur atë për jetën.
Po këta specialistë kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasit D. K., 30 vjeç dhe K. K., 27 vjeç (kushërinj), të dy banues në fshatin Theth, Shkodër, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin E. M., 19 vjeç, banues në fshatin Ças, Shkodër, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, në Velipojë, ka kryer një manovër të gabuar dhe për pasojë ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin M. U., 63 vjeç, banues në fshatin Pulaj, Velipojë. Të dy drejtuesit e motomjeteve janë dërguar në spital dhe pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, janë larguar në banesa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.