DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin R. S., 69 vjeç, banues në Varibob, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. H., 52 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin G. D., 50 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lokal, jashtë banesës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.