Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sheqi”.Bashkëpunëtorë për shitjen në doza, të lëndës narkotike kanabis, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.Të arrestuarve iu gjetën edhe fishekë luftarak e shkop metalik që u sekuestruan së bashku me një sasi lënde narkotike kanabis.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, me mbështetjen e inteligjencës informative, për një rast të shitjes së lëndës narkotike kanabis, në doza, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sheqi”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit M. B., 18 vjeç dhe S. Y., 17 vjeç, të dy banues në Fier.Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, dyshohet se 2 të rinjtë bashkëpunonin për shitjen e dozave të lëndës narkotike kanabis, në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit. Gjithashtu, nga kontrollet, shërbimet e Policisë iu gjetën këtyre shtetasve, fishekë luftarak dhe një shkop metalik si i Policisë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier , për veprime të metejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Destinacioni final”. Sekuestrohen rreth 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.Arrestohet drejtuesi i automjetit ku u gjet lënda narkotike.Sekuestrohen automjeti me të cilin transportohej lënda narkotike dhe celularë të të arrestuarit.Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat operacionale të DVP Lezhë, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike cannabis sativa, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Destinacioni final” në kuadër të të cilit u kap në qytetin e Lezhës dhe u arrestua shtetasi L. Z., 19-vjeç, banues në Lezhë.Nga kontrolli i ushtruar në bagazhin e automjetit që drejtonte 19-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një qese të mbushur me rreth 5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe me celularë të të arrestuarit.Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të metejshme, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shkodër-Pas 21 orësh kërkime dhe ndjekje, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së kryer mesditën e djeshme, në lagjen “Tom Kola”.Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se u krye vrasja.34-vjeçari u lokalizua në një banesë në rrugën “Pjetër Budi”, Shkodër, ku ishte strehuar pasi kishte kërcënuar pronaren e kësaj banese.Strukturat operacionale të DVP Shkodër dhe ato të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, pasi 21 orësh, si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së pandërprerë policore, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit L. V., 34 vjeç, banues në Shkodër.34-vjeçari u lokalizua në banesën e një shtetaseje, në rrugën “Pjetër Budi”, Shkodër, banesë në të cilën kishte mundur të strehohej pasi gjatë natës kishte kërcënuar pronaren e kësaj banese për t’i hapur derën dhe për të mos kallëzuar.Gjithashtu, në të njëjtën banesë, u gjet edhe arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu vrasjen.Shtetasi L. V. dyshohet se rreth orës 12:15, të ditës së djeshme, në lagjen “Tom Kola”, vrau me armë zjarri automatik, në banesë, shtetasin P. V., 51 vjeç.Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Peqin-Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për kundërshtim të punonjësit të Policisë.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e DVP Tiranë, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin Adi Meçja, 27 vjeç, banues në Peqin.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e DVP Tiranë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 78 shtetas, konkretisht: 18 shtetas janë vënë në pranga, 54 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshdhe penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera-6 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 7 raste -5 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 13 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, 2 raste kanë mbetur në tentativë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim, për rastet e tjera-2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për kalimin e paligjshëm të kufirit janë evidentuar 2 raste me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 7 raste. Për zbardhjen e tyre dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve, Policia vijon punën. Për raste të mëparshme të vjedhjeve, është vënë në pranga 1 shtetas, është shpallur në kërkim 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 15 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 13 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 16 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 3 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar:
-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Goditjet për shkak të detyrës”, me 2 shtetas të vënë në pranga;
-2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i veprës penale “Vepra të turpshme”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Për 1 rast të mëparshëm të veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, është ndaluar 1 shtetas, ndërsa për 1 rast të mëparshëm të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas.
Në të gjithë vendin ka ndodhur 1 aksident, si pasojë e të cilit 1 shtetas është dëmtuar. Janë evidentuar në total 5 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.